E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pedofili, vrasës i 8 fëmijëve ekzekutohet para babait të një prej viktimave

Një pedofil i akuzuar dhe vrasës i tetë fëmijëve është ekzekutuar në Pakistan më 17 tetor, pasi apelet e tij janë kundërshtuar nga gjykatat.

Mohammad Imran është varur në një burg në Lahore në prezencë të Amin Ansarit, babait të njërës prej viktimave.

Dhunimi dhe vrasja e 7 vjeçares, Zainad Ansari në muajin janar pati shkaktuar zemërin global.

Varja e pedofilit ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës dhe trupi i tij i është dërguar familjes.

Reklamë

Imran është arrestuar dy javë pasi trupi i vogëlushes Zainad është gjetur në mbeturina në qytetin Kasur afër Lahores.

Policia ka thënë se vajza është dhunuar dhe më pas është vrarë.

Imran ka dëshmuar se ka sulmuar seksualisht dhe ka vrarë edhe shtatë fëmijë të tjerë gjatë marrjes në pyetje.

Babai i Zainab, të cilit gjykata i ka dhënë leje për të qenë pjesë e ekzekutimit ka thënë se është ndjerë mirë pasi ka parë si është vrarë vrasësi i vajzës së tij.

Afër 3,500 fëmijë përballen me sulme seksuale çdo vit në Pakistan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë