Subscribe

Pedagogu dhe aktivisti i njohur, Ervin Goci ka marrë sot pjesë në protestën që po zhvillohet para kryeministrisë, kundër rritjes së cmimeve.

 

Goci bëri thirrje që të dorëhiqet ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballukut në lidhje me rritjen e çmimeve të karburantit. Ai iu beri thirrje qytetareve shqiptare qe te bllokojne cdo sektor, në mënyrë që qeveria të marrë masa.

 

“Kërkoj dorëheqjen e ministres së Energjetikës. Sepse unë dënim e kam marrë në çdo sekondë që marr frymë. Dal nga shtëpia, eci. Unë jam duke i dhënë para oligarkëve dhe ja, duke u çuar paratë në pus. Nga disa shërbime jetësore nuk heqim dot dorë se kemi halle e familjarë. Por nuk është që të heqësh dorë, por zgjidhja është bllokim total në të gjithë Shqipërinë. Çdo shqiptar që preket direk, duhet të bllokojnë çdo sistem, që këta të dorëzohen. Duhet të ndryshohet çdo sektor”, tha Goci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *