Subscribe

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

Pedagogët, unë thashë pak më parë, e konfirmuar dhe nga vetë universitetet që dhe ata i kanë marrë pagat.

Pedagogu: Nuk është e vërtetë. Unë nuk gënjej.

 

Ky është momenti kur një pedagog kundërshton ministren e Arsimit, Evis Kushi e cila tha se paga e muajit dhjetor për stafet akademike ka kaluar.

 

Pedagogu: Jo vetëm që se kam marrë, edhe vitet tjera e kam marrë edhe më vonë.

 

Sa i takon bojkotit të sezonit të provimeve, hap ky i paralajmëruar nga pedagogët, Kushi tha se po analizohet çdo kërkesë, por rritja e pagës me 50% është e pamundur.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

Kam zërin e tyre në të gjithë strukturat tona. Pedagogët kanë kërkuar rritje pagash 50%, por nëse kjo ëështë jashtë kushteve, sepse jam e sigurt se ata thonë rrite por edhe po të ishin vetë në këtë pozicion nuk do e bënin dot.

 

Ministrja pranoi se buxheti i pamjaftueshëm për tekstet falas dhe të rinj ka bërë që vetëm këtë vit, fëmijët e klasës së parë t’i marrin librat dhe të mos i kthejnë më. Ndërkohë, shtoi se në vitet e ardhshme do të punohet që të përfitojë i gjithë arsimi fillor.

 

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

Nuk u implementua e gjitha përnjëherë sepse po të llogarisësh koston është e lartë. Për shkak të vlerës së lartë monetare është impelmentuar me faza. Objektivi ynë është që plotësohet i gjithë cikli fillor deri në klasën e pestë.

 

Për vitin 2023, prioritet i Ministrisë së Arsimit do të jetë ndërkombëtarizimi i universiteteve, shmangia e fiktivitetit në provimin e parë të informatizuar për maturantët që synojnë Mjekësinë e Përgjithshme, krijimi i laboratorëve për shkencat ekzakte, ndërtimi i tre stadiumeve dhe këshillimi i karrierës që në arsimin 9-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *