E enjte, 22 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Pedagogët mblidhen para Universitetit Politeknik, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

Pedagogët kanë nisur të mblidhen këtë të enjte përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në vijim të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë, pedagogët njoftuan bojkotimin e mësimdhënies në universitetet publike, vendim që do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Reklamë

Pas grumbullimit përpara Universitetit Politeknik, pedagogët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën e tyre.

Ndryshe nga studentët, të cilët janë mbledhur përpara Kuvendit, pedagogët kanë vendosur të mos u bashkohen atyre në këtë tubim, por të vijojnë marshimin drejt godinës së qeverisë.

Reklamë

“Studentët nuk janë vetëm”, “Kur goditet studenti , goditet e ardhmja” , “Jemi me studentët”, “Mos prekni studentët”, janë pankartat që mbajnë pedagogët.

Protesta zhvillohet në ditën e dhjetë të revoltës studentore, ndërsa pedagogët kanë shprehur solidaritetin me të rinjtë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.