E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Pedagogët bëjnë një hap pas; kthehen në auditore, bojkot vetëm një herë në javë

Pedagogët kanë zgjedhur të tërhiqen duke u kthyer në auditorë dhe duke nisur mësimin.

 

Sindikata e pedagogëve të universiteteve të shqipërisë njofton se bojkoti do të zhvillohet vetëm një herë në javë në të gjitha fakultetet e vendit, duke hequr dorë nga greva e urisë.

 

Reklamë

Për kërkesat e tyre për rritje pagash, shtim të buxhetit për kërkim shkencor, rishikim të orëve mësimore dhe atyre suplementare, si dhe rritje të financimit për vjetërsi në punë; stafet akademike do të presin që të realizohen deri në fund të sezonit të parë të këtij viti akademik.

 

Ata kërkojnë 50% rritje pagash, ndonëse qeveria ka bërë një rritje prej 15%, ku 7% do të mbulohet nga shteti dhe 8% nga vetë universitetet.

 

Ndërkaq, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të vitit 2023, ministria e arsimit mori në konsideratë kërkesën e tyre për shtim të financimeve për kërkim shkencor, duke e rritur me rreth 40%.

Vazhdo të lexosh

Reklamë