Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar këtë të enjte raportin  e progresit për Shqipërinë me disa ndryshime. Eurodeputetët ngrejnë shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe theksojnë se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli më 25 mars të vitit 2020.

Gjithashtu  vihet në dukje “dështimi për t’u mbështetur më tej në marrëveshjen e 5 qershorit dhe fakti se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në tetor 2020 nga parlamenti shqiptar.”

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian po ashtu nënvizon problemet në lidhje me pastrimin e parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme, inkurajon zbatimin e plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 qershorit 2020 për paketën antishpifje dhe vëren se çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *