E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

PE miraton Raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë, vendi në krye të Ballakanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së

Me 502 vota pro, Parlamenti Europian konfirmon mbështetjen per anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe refoma.

Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, në 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Reklamë

Ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfimon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka ndarë lajmin në Facebook.

Reklamë

“Me 502 vota nga 686 prezentë në sallë, Parlamenti Europian miratoi Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder. Mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen e qartë të anëtarësimit të Shqipërisë brenda kësaj dekade në BE. Kryefjala e raportit të këtij viti është fakti se Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces. FALEMINDERIT”, shkruan ministri.

Një ditë më parë, Komisionerja Marta Kos vlerësoi në Parlamentin Evropian progresin e Shqipërisë përgjatë muajve, si dhe punën e SPAK si organi që riktheu besimin tek drejtësia.

Komisionerja për zgjerim u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se bisedimet me Shqipërinë po ecin me një shpejtësi të madhe, edhe pse ende ka shumë punë për t’u bërë.

“Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më parë, siç e dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura në muajt e fundit dhe të tjera që priten. Kjo tregon se Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne po punojmë ngushtë me Presidencën daneze për të mbajtur ritmin. Besojmë se edhe dy grupet e mbetura do të hapen sapo të jetë e mundur”, tha Kos një ditë më parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë