Partia Demokratike i është përgjigjur, thirrjes së policisë që të mos përdoret retorikë që nxit dhunën për protestën e opozitës të planifikuar më 16 shkurt.

 

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përmes një deklarate për mediat është shprehur se kryeministri Rama është i rrethuar nga zhgënjimi po përhap panik nëpërmjet policisë për protestën e 16 shkurtit duke planifikuar një skenar kriminal.

 

“Partia Demokratike garanton çdo qytetar për sigurinë e tij në datën 16 Shkurt.  Shqiptarët do t’i bashkohen protestës së opozitës, sepse e dinë mirë që kriminelët dhe bandat janë me Edi Ramën dhe jo mes protestuesve. Ne do të protestojmë si njerëz të lirë dhe me dinjitet.”

Gjithashtu Bardhi në deklaratën e tij ka paralajmëruar Policinë Politike të Edi Ramës të rrijë larg protestuesve! Të mos pengojë lëvizjen e lirë të tyre! Përndryshe, secili prej shërbëtorëve të skenarit kriminal të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale dhe ligjore!

 

“Në Shqipëri ka vetëm një skenar destabilizimi. Ai është skenari i Edi Ramës për të qeverisur bashkë me krimin e organizuar, i cili blen vota dhe mandate për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.  Edi Rama ka vetëm një detyrë: t’i hapë rrugë zgjidhjes politike! Ai nuk mund të qeverisë më me mandate të vjedhura dhe kundër interesit të shqiptarëve! Koha për Edi Ramën është drejt skadimit! I bëjmë thirrje të heqë dorë nga çdo skenar destabilizues që ka mbi tryezën e tij! Në të kundërt, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi, njësoj si çdo diktator që del kundër vullnetit të popullit të bashkuar! Më 16 shkurt, së bashku do t’i hapim rrugë normalitetit europian në Shqipëri! Të bashkuar askush nuk do të na ndalë dot!”

Ndër të tjera PD ka ftuar shqiptarët që të injorojnë kërcënimet e një pushteti të kalbur nga krimi dhe korrupsioni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *