PDIU ka reaguar sërisht në lidhje me ngjarjen e Buluratit ku mbeti i vrarë ekstremisti grek Kostandinos Kacifa.
Në një deklaratë për mediat, Idrizi deklaroi se ngritja e varrezave greke në vendin tonë ka gjallëruar qarqet ekstremiste greke të Vorio Epirit.
“Ngritja e këtyre varrezave dhe dhenia e Statusit te Varrezave Historike dhe shndërrimi i tyre në vend Pelegrinazhi cdo vit, kanë gjallëruar qarqet ekstremiste Greke të Vorio Epirit si në rastin e djeshëm, por dhe të patrioteve shqiptar të cilëve u hiqet e drejta e protestës dhe ndalohen nga policia”
Duke u ndalur tek vrasja e 35 vjeçarit, Idrizi deklaroi se ka ardhur momenti që të ngrihet alarmi për institucionet e sigurisë kombëtare pasi Ushtarë të Vorio Epirit po veprojnë haptazi në Shqipëri.
Idrizi i kërkoi gjithashtu Ministrisë së Brendshme dhe SHISH që të japin shpjegime në lidhje me arrestimin dhe më pas lirimin e dy anëtarëve të Bandës së Vorio Epirit pas ndërhyrjes së Konsullit grek.
“Ky është rasti për të ngritur alarmin për institucionet e sigurisë kombëtare, SHISH, prokurorinë etj sepse si është e mundur që persona të tillë që në profilet e tyre e tregojnë haptas që janë ushtarë të Vorio Epirit, nuk ndalohen. Unë sot dua të bëj dy pyetje për ministrinë e Brendshme dhe SHISH.A janë ndaluar më 25 tetor nga policia e shtetit në pikën e Kakavijës anëtarët e Bandës së Vorio Epirit, shtetasit grek Mondis Kokalios dhe Theodhoros Asvestopulos përreth 4 orë, a janë liruar më pas këta shtetas me ndërhyrjen e konsullit grek të Gjirokastrës. PDIU i bën thirrje ministrisë së Jashtëm të kërkojë urgjentisht nga autoritetet greke shpjegime për ngjarjen e djeshme. Veprimtarinë e organizatave terroriste të Vorio Epirit në Greqi, sic e pamë edhe dje në aktivitetin e dhunshëm përpara ambasadës shqiptare në Athinë, ku protestohej me flamur të Vorio Epirit. Ministria e Jonë e Jashtme duhet të kërkojë shpjegime urgjent nga shteti grek dhe për financimet sekrete të ministrisë së Jashtme, standard që nuk ekziston në diplomacitë perëndimore. PDIU do të kërkojë zyretarisht që prokuroria të hapë hetimet për fondet sekrete greke për të cilën ne po bëjmë gati denoncimin tonë.





