Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z.Shpëtim Idrizi u shpreh se mund të ketë një mundësi koalicioni me Partinë Socialiste, me një kusht.

Idrizi deklaroi se do bëhej bashkë me Ramën nëse ky i fundit i kërkon falje komunitetit çam dhe merr përgjegjësinë për mandatet e vjedhura prej tij.

Shpëtim Idrizi: Mund të ketë një mundësi, në qoftë se Partia Demokratike nuk e do PDIU-në… Mund të ketë një mundësi..

Alban Dudushi: Cila është ajo?

Shpëtim Idrizi: Që z.Rama të dalë në konferencë shtypi, s’ka rëndësi me mua apo pa mua, t’i kërkojë falje komunitetit çam, që i vodhi mandatet edhe i shiti kauzën… dhe sigurisht që kjo do të ishte një premisë për të diskutuar. Besoj që nuk do jemi ndonjëherë në këtë pikë, që z.Rama të dalë të kërkojë falje komunitetit çam dhe të marrë angazhimet, siç i mori në 2013-ën, madje me një angazhim publik, me zë, me figurë edhe me video që një herë në 6 muaj si kryeministër do raportonte në Parlamentin e Shqipërisë për çështjen çame.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *