PDIU braktis PS, në koalicion me PD!

PDIU del nga koalicioni me Partinë Socialiste përpara zgjedhjeve lokale të 2019-ës duke ju bashkuar koaliciont të Partisë Demokratike.
Vendimi është marrë nga Këshillin Kombëtar i partisë të cilët kanë mandatuar Idrizin për të punuar në lidhje me negociata të mundshme për koalicionin me PD-në.
Ndërkohë në një konferencë për mediat kreu i PDIU, Shpetim Idrizi ka komentuar dhe deklaratën e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras pak ditë më parë, teksa tha se çështja çame nuk ekziston. Idrizi i konsideroi se deklarate arrogante ato të kryeministrit grek dhe sipas tij, Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet.
“Çështja çame ndodhet në një moment delikat. Më duhet t’i jap një përgjigje kryeministrit grek që tha me arrogancë se çështja çame nuk ekziston si dhe të tjerëve që thonë se janë në prag të një zgjidhje me Shqipërinë. Ne nuk çuditemi nga deklaratat arrogante tipike të një lideri në Ballkan si Cipras. Greqia nuk ka përzënë vetëm çamët, por edhe hebrenjtë dhe të tjerët. Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet. Pala shqiptare thotë se ne kemi folur për çështjen çame, por Greqia nuk pranon. Kaq? Kjo nuk mjafton. Ne i jemi adresuar ministrin Bushati me 16 pyetje për të sqaruar opinion publik se çfarë është diskutuar me palën greke.
Ndër të tjera në fjalën e tij Idrizi theksoi se në 4 vite janë larguar nga vendi 400 mijë shqiptarë, pasi shqiptarëve iu është vrarë shpresa.
“Është tronditëse sesi 400 mijë shqiptarë janë larguar gjatë 4 viteve. Shqipëria po plaket. Shqiptarëve iu është vrarë shpresa. Shpresa se diçka do ndryshojë. Është pasqyra e realiteti që ne jetojmë sot. Drejtësia sot është e paralizuar. Sot oferta politike që u ofrohet shqiptarëve, populizimi që ka të bëjë me interesat e ngushta politike”.




