Në një kohë që selia blu ziente nga debatet mes grupit të deputeteve të Komisionit të Rithemelimit dhe pjesës tjeter që janë kundër Berishës, ish-kryeministri Basha  ndodhej kilometra larg në një takim me mbështetes të tij.

Më konkretisht, ben te ditur Vizion Plus, Basha ka vijuar axhenden e tij të takimeve  me bazën demokrate duke u ndalur këtë të  martë në Rrogozhinë.

Kjo bashki në fakt ishte e vetmja ku Basha ia doli të marrë më shumë vota sesa Komisioni I Rithemelimit në zgjedhjet vendore të 6 marsit.

Ferdinand Saraci, kandidat I Bashës në Rrogozhinë mbetet ende njeriu I tij I besuar, dhe personi që mesa duket ka organizuar edhe takimin në një lokal në Rrogozhinë me  simpatizante demokrate.

Nuk ka ende një njoftim në lidhje me biseden që Basha ka zhvilluar me demokratët e rrogozhinës,

Takimet e Bashës në Tiranë, raporton Vizion Plus, vecanërisht në periferi, përfshirë Elbasanin dhe Shkodrën, janë zhvilluar larg vëmendjes së medias.

Pas dorëheqjes dhe pasi Rithemelimi mori zyrat e selise blu, Basha është zhvendosur në një syrë private ngjitur me godinen e PD.

Mirëpo ende nuk dihet saktësisht se cili është qëllimi i aksionit të tij politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *