Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar zgjedhjet në universitete, duke i krahasuar me ato të 30 qershorit. Sipas saj, zgjedhjet sot ishin të paracaktuara, pa garë , me shumicën e studentëve të përjashtuar nga zgjedhjet me vendim qeverie.

Në një postim në “facebook”, Vokshi theksoi se fituesit ishin të paracaktuar dhe se u zhvillua e njëjta skemë si në zgjedhjet lokale, “u bë i njëjti shantazh dhe presion ndaj studentëve e ndaj pedagogëve”.

“U përdor e njëjta infrastrukturë partiake, edhe kutitë e votimit ishin më logo të PS, gjë që ndalohet kategorikisht nga ligji I arsimit të lartë.  –          Pa fushatë –          Pa garë –          Pa ide –          Pa programe –          Pa alternative –          Me kanidatë të paracaktuar nga Edi Rama dhe Partia shtet. Në një process criminal, të dhunuar në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar e për të votuar, të shantazhuar për notë apo për të ardhmen e tyre, studentët u detyruan të qëndronin me orë në turma përpara Fakultetit të Drejtësisë, pa maska a distancim social në rrezik ekstrem për shëndetin dhe jetën e tyre. Kandidatët për rektorë, dekanë, anëtarë të KIZ ilegjitim qëllimshëm caktuan datat e provimeve sot, për të rritur pjesëmarrjen e studentëve, duke rrezikuar shëndetin e tyre, me qëllimin e vetëm uzurpimi dhe pushteti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *