E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD zbulon bashkepunëtorin X,Basha: Rama-Xhafaj skenar kriminal

 

Lulzim Basha ka denoncuar nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për shtyp, presionet dhe kërcënimet ndaj atij që në audio përgjim identikohet si bashkëpunetori X.

Ai tha se fill pas publikimit të audio-përgjimit, të hënën policia i ka bërë presion familjes së dëshmitarit.

 “Rama dhe Xhafaj kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal. Ky skenar ka për qëllim që të nxjerre të palagur nga kjo histori ministrin e brendshëm.  Skenari është moho përgjimin, kap dhe josh dëshmitarin, shkatërro provat.. Policia dhe figura të krimit prej 72 orësh ata po ushtrojnë terror ndaj  dëshmitarit X dhe familjes së tij që u pa në audio përgjimin e Agron Xhafajt.”

Reklamë

Bashkepunetori X quhet Albert Veliu dhe ai ka dhene kete deklarate te publikuar nga Selia Blu:

“Në vitin 2000 punova në Itali me grupin e Agron Xhafajt. Kur rashë në burg nuk më solli një paketë cigare. E takova për ti kërkuar ndihmë për të cuar hashash në Itali. Agroni më coi te Ermali. Agroni komandon Vlorën, atë punë ka bërë, e ben edhe tani . Ka miqtë e tij që hedhin mallë në Itali. Agroni kishte lidhje me Drejtorin e Policisë së Vlorës. Nuk kisha frikë nga policia. Rrugët ishin të hapura.

Zeri ne audio eshte i Agronit. Se nga ka ardhur pergjimi e di vete ai. “

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë