Subscribe

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet kundër SPAK dhe mos reagimin në kohë të këtij institucioni lidhur me kallëzimet e depozituara prej saj, kundër asaj që PD e quan vjedhja më e madhe e zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

 

“Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi.”

 

Opozita thotë se Doshi u bëri presion edhe punonjësve të bizneseve të tij

 

“Secilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.”

 

Sipas Alibeajt prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *