Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh i bindur se zgjedhjet e 25 prillit do të fitohen nga opozita. Përmes një postimi në “Facebook”, Spaho tha se diçka e tillë do të garantohet nga lista e kandidatëve për deputetë që do të dalë nga procesi i votimit nga Anëtarësia.

 

“Demokratët e Degës së PD Skrapar po votojnë sipas parimit ‘një anëtar, një votë’ për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre që do të konkurrojnë për Kuvendin e Shqipërisë, pushtetin vendor dhe funksione të tjera të rëndësishme. Ky proces i cili zhvillohet për herë të parë nga një parti politike në Shqipëri, i kalon anëtarësisë së partisë pushtetin vendimmarrës për përzgjedhjen e kandidaturave. Procesi jo vetëm që do të rrisë cilësinë e të zgjedhurve që do konkurrojnë për PD, por do të garantojë fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe qeverisjen nga PD në interes të qytetarëve.”

 

 

Procesi i votimit nisi në qarkun e Kukësit, ndërsa qarku i fundit ku do të votohet do të jetë ai i Tiranës në 10 tetor. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *