Subscribe

Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se po përgatit manipulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Në një deklaratë për mediat nga selia blu Albana Vokshi, ka thënë se Veliaj ka urdhëruar qe shkollat të grumbullojne kartat e identitetit të prindërve të nxënësve.

 

“Vjedhja e votave dhe manipulimi i zgjedhjeve është prioriteti numër një i Edi Ramës dhe pupacit të tij në Tiranë, Erion Veliaj. Skema e manipulimit, edhe në Bashkinë e Tiranës, është e njëjta me atë që Partia Demokratike ka denoncuar më herët me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë – detyrimi i prindërve për t’i dorëzuar Bashkisë numrin e kartës së identitetit, që futet në të dhënat personale që mbrohen me ligj.

Në përfundim të mandatit të tij

Me nje bilanc të frikshëm korrupsioni;

Simbol i betonizimit dhe kullave klienteliste, ku pastrohen paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar;

Simbol i kryebashkiakut që fshehu vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj, për t’i shërbyer mafias së plehrave;

Simbol i kryebashkiakut që ka vënë nën kontroll pothuajse çdo media në vend

Erion Veliaj është kapur në flagrancë duke grumbulluar karta identiteti për të vjedhur votat.

Me urdhër të Erion Veliajt, ky formular u është shpërndarë prindërve që kanë femijët në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, për t’u marrë gjoja leje për publikimin e fotove të tyre. Një nga kërkesat e formularit, është dorëzimi i të dhënave personale, përfshirë numrin e kartës së identitetit.”

 

Gjithashtu në deklaratën e saj Vokshi ka kërkuar nga Prokuroria dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale  të nisin hetimet për të ndaluar skemat e vjedhjes së votave dhe jetëve të qytetarëve!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *