Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Tiranës për  pastrimin e parave të krimit të organizuar në sektorin e ndërtimit.

 

Sipas kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, kryeqyteti është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave me më shumë se 1.6 miliardë euro.

 

“Raporti i Global Initiative Network vlerëson se 60% e investimeve në ndërtim në Tiranën e drejtuar nga Erion Veliaj dhe, indirekt nga Edi Rama, burojnë nga paratë e pista. Ekspertët e huaj llogarisin se vetëm në Tiranë janë investuar në betonin e lejeve të ndërtimit  1.6 miliardë euro, gati sa 1/3-ta e buxhetit vjetor të Shqipërisë.”

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *