Çlirim Gjata pohon se kryeministri Edi Rama është arsyeja pse vendi ndodhet prej dy vjetësh pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Sipas tij, një nga qëllimet e Ramës është kapja e të gjitha organeve të drejtësisë.

 

Demokrati e cilëson si akt të duhur kthimin nga Presidenti të ligjit Kushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Gjata theksoi se Partia Demokratike mbështet kthimin e këtij ligji, me argumentin se i jep Edi Ramës kontrollin total të shtetit dhe shënon rënien e demokracisë dhe shtetit ligjor.

 

“Akti i Presidentit parandalon një goditje të rëndë kundër Kushtetutës, pasi neni 129 i Kushtetutës sanksionon në mënyrë të qartë dhe urdhëruese se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.” Kushtetuta nuk lejon asnjë lloj procedure tjetër betimi, as me noterët, as me postierët e Edi Ramës. Duke i rrëmbyer kompetencat Presidentit, kryeministri i zgjedhjeve të vjedhura me krimin kërkon të ketë kontroll mbi Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo do të shqyrtojë votimet moniste të 30 qershorit dhe aktet e tjera antikushtetuese që cënojnë rëndë lirinë e shprehjes, që përligjin vendimet e Edi Ramës pët t’u vjedhur pronat pronarëve të ligjshëm, ia heqin hetimin prokurorisë dhe ia japin narkopolicisë politike dhe bëjnë Edi Ramën pronarin de facto të Shqipërisë. Akti i Presidentit është guri i fundit institucional në mbrojtje të parimit kushtetues të kontrollit dhe balancimit të pushteteve në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *