E hënë, 19 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“PD u jep strehim politik protestuesve”, Rama: Duan të kthejnë 21 janarin! Kryeministri falenderon policët: Po i bëni nder uniformës

Kryeministri Edi Rama akuzoi Partinë Demokratike se po u jep “strehim politik” protestuesve të dhunshëm, ndërsa deklaroi  se të miturit po përdoren si “mish për top” në përplasjet me Policinë.

Sipas Ramës, organizatorët e protestave synojnë të provokojnë një incident fatal mes policisë dhe një të mituri, për të krijuar kushtet për një tjetër 21 Janar dhe për të barazuar qeverinë e tij me përgjegjësit e vrasjeve të protestuesve në bulevard.

Reklamë

Kryeministri vlerësoi gjithashtu qëndrimin e efektivëve të policisë përballë dhunës dhe presionit, duke e cilësuar atë si një shërbim ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Rama: Ata që mbrëmë iu dhanë strehim politik, duke bërë të njëjtën gjë edhe kur ishit në kohëra të tjera, refuzimin për të lënë policinë të bëjnë punën e vet. U gjetën të miturit, u gjetën 13-14 vjeçarët që merren dhe vihen përpara me shufra hekuri dhe vihen atje mish për top, duke ëndërruar që një polici t’i shpëtojë dora dhe t’i marrë jetën një të mituri që pastaj të justifikohet e keqja edhe më e madhe, duke ëndërruar që të kthehet këtu 21 janari, për të bërë shenjën e barazisë midis meje dhe nesh që e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu dhe e kemi ndryshuar faqen e këtij vendi.

Reklamë

Prandaj dinjiteti me të cilin ju po i rezistoni kësaj flame, forca me të cilën po i rezistoni kësaj lodhjeje, i bën nder uniformës, shteti shqiptar dhe është borxh që të gjithë shqiptarët e kthjellët dhe të gjitha familjet e zakonshme që sot duan të jetojnë me punë, ja u kanë borxh. Dua t’iu shpreh edhe keqardhjen, por edhe solidaritetin me familjet tuaja, me prindërit, fëmijët, bashkëshortët, bashkëshortet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.