Subscribe

Partia Demokratike u paraqit këtë të martë sërish në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion për të dorëzuar një padi të re për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ish-deputetja Albana Vokshi tha se nëse SPAK heton pa u ndikuar nga askush, atëherë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj shkojnë në burg.

“Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer. Përvec shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me Teatrin si një organizatë kriminale. Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit. Një drejtësi e pavarur e ka shumë të thjeshtë të faktojë këtë të vërtetë dhe t’i vërë prangat Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Një vendimarrje e tillë nuk është në kompetencën e këshillit Bashkiak të Tiranës.”

Vokshi akuzoi Ramën dhe Veliajn se kanë zgjedhur vetë projektin fitues, pa hapur më parë garën për konkurs. Sipas saj, SPAK ka në dispozicion fakte që mund të çojnë në qeli kryeministrin dhe kryebashkiakun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *