Partia Demorkatike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka përdorur çdo makinacion për të blerë votat dhe për të manipuluar zgjedhjet.

 

Në një konferencë për shtyp, sekretari përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi duke u ndalur tek përgjimet e publikuara nga BILD, deklaroi se gazeta gjermane zbardhi të gjithë skemën se vjedhjes së zgejdhjeve në Dibër.

 

Bardhi tha se kryeministri Rama ka përdorur të gjithë administratën me qëllim që të mbante pushtetin.

 

“Çdo dëshmi e publikuar nga BILD-i për masakrat elektorale të organizuara nga Edi Ramës, shfaq bashkëpunimin e qeverisë me vrasës, me trafikantë droge,  me grabitës. Aty faktohet skema e një krimineli gjakftohtë si Edi Rama, që, për hir të pushtetit të tij, përdor çdo makinacion për të blerë vota me para në dorë, për të kërcënuar qytetarë që të votojnë për PS-në, për të penguar dhunshëm votimin e kundërshtarëve politikë, për të ndëshkuar çdokënd që nuk u bindet urdhrave të paligjshëm për të nxjerrë Edi Ramën fitues në të gjithë Shqipërinë.  Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre atë që përflitej në çdo zgjedhje të organizuar prej Edi Ramës, se e gjithë administrata përdoret si ushtri elektorale, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo mjet të paligjshëm. Edi Rama ka urdhëruar përdorimin e nëpunësve civilë në çdo nivel, të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore, të mësuesve, të policëve dhe të çdokujt që i shërbente realizimit të objektivit të vet kriminal.”

 

Duke u ndalur në këto akuza, Bardhi kërkoi ndëshkim të të gjithë politikanëve që janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve.

 

“Krimet zgjedhore të Edi Ramës nuk mund dhe nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe kriminelëve që kanë vjedhur zgjedhjet, është rruga e vetme për të garantuar se në Shqipëri nuk do të ketë më masakra elektorale me bashkëpunimin e qeverisë me krimin. Vetëm duke çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut secilin prej politikanëve të përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve me krimin, në blerjen e votave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit, shqiptarët nuk do të drejtohen më nga qeveri dhe Kryeministër që i vjedh e i varfëron.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *