E shtunë, 28 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Politikë

PD sulmon kandidatin e Berishës në Dibër: Është zgjedhur nga Ulsi Manja

Partia Demokratike ka akuzuar kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në Dibër, Premtim Kryemadhi, si një figurë që përfaqëson korrupsionin.

 

Në njoftimin e PD-së shkruhet se Kryemadhi është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të.

 

“Non Grata vazhdon sulmet kundër demokrateve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, ne Diber përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blere votat ne Diber. Non-grata dhe Meta po i poshterojne dibranet me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre. Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk d të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajne Ramën.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë