E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD sulmon Arta Markun: Përfaqësuesja e Ramës të hetojë krimet zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me udhëzimin e shpërndarë nga kryeprokurorja Arta Marku për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Në një postim në “Facebook”, Bardhi akuzon kryeprokuroren se po humb kohën me shkresa pa vlerë pasi, sipas tij, ajo i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve zgjedhore.

 

Reklamë

Bardhi shprehet se pa u ndëshkuar hajdutët nuk do të ketë zgjedhje të tjera në Shetqipëri.

 

“Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017. Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda. Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje. Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi. Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri. Boll më me lojra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë