Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se shqiptarët shpenzuan 30 milionë euro ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë, ndërsa janë rimbursuar nga qeveria vetëm 1%.

 

Përmes një reagimi në “Facebook”, Tabaku thotë se kjo tregon fytyrën e vërtetë të një qeverie, që “politikën e përdor për t’u pasuruar për vete”.

 

Postimi i plotë:

 

Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe💊 dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.

 

As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

 

Fytyra e vërtetë e një qeverie që politikën nuk e përdor për t’iu shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!

 

Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë manyra se si qeveriset vendi ynë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *