Subscribe

Partia Demokratika ka denoncuar situatën e vështirë financiare që po kalon biznesi i vogël dhe i mesëm në vend, për shkak të politikave sipas saj të gabuara fiskale.

 

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto thotë se janë me mijëra sipërmarrje të mbyllura ndër vite, ndërsa goditja më madhe sipas tij do të vij nga ligji i fiskalizimit, ç’ka e konsideron atë të barrë të rëndë fiskale.

 

“Janë mbyllur për 6 vite, 98 mijë biznese sipas analizave tona që ne kemi bërë si shoqatë, shkaku ka qenë çmimi i lartë i karburantit, çmimi i lartë i energjisë elektrike, korrupsioni evazioni, selektiviteti, gjobat, dyfishimi i gjobave dhe sidomos futja e biznesit të vogël nga 5 milionë në 2 milionë lekë xhiro në TVSH. Të marrësh një kasë fiskale apo fiskalizimi siç i themi ne 1300 euro dhe 200 euro mirëmbajtje në vit kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës”. 

Ndërkohë Drejtor i Kabinetit të PD Dorian Teliti, ka theksuar se xhiroja e biznesit është përgjysmuar nga viti në vit, për shkak të politikave të gabuara që ka ndjekur qeveria.

 

“Një biznes i cili bën xhiro 20 milionë lekë të vjetra në vit do të  paguaj taksë vjetore 100 mijë lekë të vjetra në vit. Një biznes i cili bën xhiro 50 milionë lekë të vjetra në vit, do të paguajë 250 mijë lekë të vjetra, dhe një biznes me xhiro vjetore 100 milionë lekë të vjetra në vit do të paguaj vetëm 500 mijë lekë taksë vjetore, s’do ketë më as taksa vjetore, as taksa lokale as bashkiake të tëra do të jenë në masën totale 0.5% të xhiros”.

 

Deri më tani PD ka zhvilluar reth 58 takime me bzinesi e voglë, ndërkohë që edhe nën kryetari Edmod Spaho ishte në Kukës për tu njohur me shqetësimet që ka ky komunitet në veri të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *