E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD shenjestron edhe pasurinë e Kajmakut: Mori 2.6 milion euro tendera pa garë

Partia Demokratike ka artikuluar serish akuza ndaj kryetarit te bashkise se Vores, Agim Kajmaku, por kete here pervec rekordeve kriminale, opozita ka shigjetuar pasurine e tij.

 

Ish deputetja Albana Vokshi ka deklaruar Kajmaku ka perfituar nga tenderat 2.6 milione euro, pa gare.

 

Reklamë

 

ALBANA VOKSHI

 

ISH-DEPUTETE E PD

 

Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro.   Vetëm në 2 muaj, Maj – Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit.

 

 

Sipas opozites, pikerisht parate jane motivi qe kryeministri Rama kandidoi Kajmakun ne Vore, pavaresisht problemeve te tij me ligjin e dekriminalizimit.

 

 

Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare.

 

 

Prej ditesh aksioni i opozites eshte fokusuar tek kryetari i bashkise se Vores Agim Kajmaku, per te cilin PD pretendon se eshte arrestuar ne Greqi me akuzen e falsifikimit te parave.

Më shumë video

Reklamë