Subscribe

Per opozitën viti 2019 duhet te shënoje fundin e qeverise Rama dhe arsyeja është e thjeshte, ekonomia.

 

“Viti 2018 është shënuar në llogaritë e ekonomisë shqiptare si një nga vitet më të këqija të qeverisjes së Edi Ramës. 15 340 biznese kanë falimentuar nga janari deri në dhjetor.”

 

Sipas PD ne nje kohe qe biznesi i ndershëm falimenton, te tjera kompani përfitojnë.

 

DH Albania, kompania fantazmë që u regjistrua në korrik dhe brenda pak javësh mori 50 milionë euro tendera, është fytyra e ekonomisë që ka ndërtuar Edi Rama: falimentim me taksa dhe gjoba të rënda për shqiptarët e zakonshëm, miliona euro për kompanitë e parajsave fiskale, me të cilat ndan pushtetin.”

 

Por PD ka nje parashikim me ogurzi per vitin qe sapo ka nisur.

 

Prej 1 janarit ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për të mbidyfishuar taksën e pronës. Çdo biznes që akoma nuk e ka ulur qepenin, do të paguajë 2-4 herë më shtrenjtë për vendin ku ushtron aktivitetin e tij.”

 

Përballe këtij realiteti PD ka alternativen e saj; takse e sheshte ne nivelin 9%, përjashtimin nga skema e TVSH-së për bizneset me xhiro deri në 120 milionë lekë e ulje me 300 lekë për litër e karburantit, si dhe anulimi i çdo koncesioni korruptiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *