Subscribe

Për opozitën, nga kjo e shtunë, zgjedhjet parlamentare nuk mund te mbahen me ne 18 qershor, e dekreti i presidentit qe cakton ketë date per mbajtjen e procesit elektoral ligjërisht ka rene. Arsyetimi i Partisë Demokratike per ketë konkluzion mbështetet mbi Kodin Zgjedhor, i cili sanksionon se listat e kandidateve per deputet dorëzohen 50 dite para datës se zgjedhjeve dhe sipas PD, ky afat ka skaduar mbrëmë ne mesnate.

 

“Me datë 28 prill në mesnatë ka skaduar afati i regjistrimit për kandidatë në parlamentin e Shqipërisë. Që pas kësaj date, askush nuk mund të regjistrojë më lista. Çdo regjistrim i listave në KQZ do të ishte shkelje e ligjit. Kodi Zgjedhor është shumë i qartë. Listat e kandidatëve të partive politike apo edhe e kandidatëve të pavarur, regjistrohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Data e dekretuar e zgjedhjeve është 18 qershor, e cila fillon në orën 00.00 dhe nuk llogaritet në afat, kështu që dita e 50-të përpara kësaj date është data 29 prill në ora 00.00 sot në mëngjes. E për rrjedhojë çdo regjistrim që do të bëhej gjatë ditës së sotme do të ishte i paligjshëm sepse do të ishim para 49-të ditësh e disa orësh.”

 

Ne kushtet kur mbrëmë ne mesnate asnjë parti nuk kishte dorëzuar listat e kandidateve per deputet,  Bylykbashi thekson se e vetmja rruge per te organizuar zgjedhje është nje date e re votimi.

 

“Nga dita e sotme askush nuk regjistron më lista dhe nga dita e sotme ose më mirë të themi nga mbrëmë në mesnatë ka përfunduar ligjërisht, përveçse politikisht, edhe kjo farsë që u quajtën zgjedhjet e dekretuara më 18 qershor. Praktikisht dhe ligjërisht ka rënë edhe dekreti i Presidentit. E vetmja mënyrë që shqiptarët nga sot e tutje të votojnë të lirë në zgjedhje të lira dhe të ndershme është një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike e cila do ti mundësojë ata në një moment tjetër të votojnë me kushte të tjera dhe jo me këto që imponon kjo maxhorancë”.

 

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë pretendimin e opozitës per afatin e fundit per regjistrimin e kandidateve per deputet, duke theksuar se ky afat skadon sot ne mesnate.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar publikisht pak dite me pare se ne 29 prill është afati i fundit per dorëzimin e listave te kandidateve per deputet, moment i cili nga maxhoranca është cilësuar si shansi i fundit qe Partia Demokratike te përfshihet ne procesin e zgjedhjeve parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *