Per opozitën përgjegjësia per grabitjen ne aeroportin e Rinasit bie drejtpërdrejt mbi Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama. Ne nje deklarate, kryetari i PD Lulzim Basha, thekson se grabitja e armatosur ne ate qe duhej te ishte territori me i sigurte ne vend, dëshmon se shteti ka rene. “Kjo ngjarje e rende, qe ka shkallmuar çdo standard te sigurisë, eshte nje akuze direkte per Saimir Tahirin dhe Edi Ramen”, thekson kryetari i PD Basha. Edhe ne Parlament, opozita ka akuzuar qeverinë per dështimin e saj vetëm nje dite pasi lajmëroi forcimin e masave te sigurisë ne aeroportin e Rinasit. Sipas opozitës, ky rast tregoi pafuqinë e qeverise përballe krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *