E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Rama turpëroi socialistët e Shkodrës, ta përbuzim këtë model qeverisjeje

Partia Demokratike e Shkodrës ka sulmuar kryeministrin Rama se për të ruajtur pushtetin e tij personal, vazhdon marrëveshjet me bashkëqeverisjes e krimit të organizuar në Shkodër

 

Në reagimin e saj PD-ja thekson se Rama jo vetëm që zgjodhi një kryetar Bashkie, pa i pyetur, një trafikant droge të dënuar në Itali, por tashmë ka rreth 2 muaj që Shkodrën e ka lënë pa drejtorë rajona.

 

Gjithashtu Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të Shkodrës, pa asnjë dallim politik, të përbuzin këtë model qeverisjeje.

 

“Është e turpshme dhe e dënueshme përdhosja që po i bën Edi Rama qytetit të Shkodrës. Pasi i turpëroi socialistët e Shkodrës duke i kandiduar për Kryetar Bashkie, pa i pyetur, një trafikant droge të dënuar në Itali, Edi Rama ka rreth 2 muaj që ka lënë Shkodrën pa drejtorë rajonal, sepse pret që bandat të bien në ujdi për të ndarë pushtetin.

Nuk ka rëndësi për Edi Ramën se çfarë mendojnë qytetarët e Shkodrës.

Nuk ka rëndësi për Edi Ramën se çfarë mendojnë socialistët e ndershëm të Shkodrës.

Nuk ka rëndësi për Edi Ramën që Shkodra ka djemë dhe vajza të talentuar, të arsimuar mirë dhe të aftë për të drejtuar administratën publike lokale.

Për të ruajtur pushtetin e tij personal, për Edi Ramën ka rëndësi vetëm vazhdimi i marrëveshjes së bashkëqeverisjes me krimin e organizuar në Shkodër.

Shkodra nuk ka për t’ia falur këtë! Edi Rama duhet të mësojë se me Shkodrën as nuk mund të tallet dhe as nuk mund të luajë!

Partia Demokratike Dega Shkodër i bën thirrje qytetarëve të Shkodrës, pa asnjë dallim politik, të përbuzin këtë model qeverisjeje, ta refuzojnë fuqimisht tentativën e Edi Ramës për të veshur me pushtet krimin në Shkodrën e kulturës dhe dijes.

Shqipëria dhe Shkodra ka vetëm një rrugë!

Të ndahen nga krimi, të refuzojnë të keqen, dhe të punojmë bashkarisht për Shqipërinë si gjithë Europa!  #partiademokratikeShkodër #pd”

 

Vazhdo të lexosh