Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë një detyrë shtetërore bashkëshortes së Denar Bibës, anëtarit të KQZ. Gjatë një deklarate mediatike, Balliu tha se Rama shpërbleu Bibën pasi KQZ organizoi zgjedhjet e paligjshme të 30 qershorit. Sipas tij, bashkëshortja e Denar Bibës, Elona Kana u dorëhoq nga drejtësia sepse nuk justifikonte pasurinë. Por për demokratin, kjo nuk është pengesë që të gëzojë një post shtetëror.

 

“Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifikonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit. Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltares në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye.”

 

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit për luftë kundër krimit, Klevis Balliu shtoi se ai nuk e kryen dot këtë mision sepse njerëzit e afërt të tij nuk preken.

 

“Lufta kundër korrupsionit në dorën e Edi Ramës është vetëm propagandë. Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Edi Rama flet për luftë kundër bandës KÇK në drejtësi, por ata që nuk kalojnë vetingu,  i emëron në detyra të tjera shtetërore. Edi Rama flet për ndjekje penale ndaj atyre që nuk justifikojnë pasurinë para vetingut, por kur këta I kanë shërbyer pushtetit të tij të paligjshëm, ai hedh në kosh edhe një nga kushtet kyç të Bundestagut për hapjen e vërtetë të negociatave me Shqipërinë. Ata jo vetëm nuk i kap ligji propagandistik antiKÇK, jo vetëm nuk i heton Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, por promovohen në  detyrë të re nga qeveria, kur nuk kalojnë dot vetingun!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *