Gazment  Bardhi akuzoi Edi Ramën se ka qënë ai promovuesi kryesor i krimit në politikë.

Sekretari I Përgjithshëm  I selisë blu tha se kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi që deri tani 5 kryebashkiak të tijë kanë rezultuar me të shkuar kriminale.

 

Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjësisë ligjore personale të 5 kryebashkiakëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrë, Agim Kajmakut të Vorës, Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastrës apo  Agron Malajt të Matit. Edi Rama ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen dhe promovimin e tyre dhe duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e qeverisjes vendore. Ai është arkitekti i promovimit të krimit në politikë dhe ndërtimit të modelit kriminal të bashkëqeverisjes me krimin e organizuar, që ka demotivuar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi dhe po i detyon të largohen nga vendi.

 

Bardhi shtoi se , të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar që të bësh karrierë me Edi Ramën duhet të jesh marrë me trafik drogë, dhunë, vjedhje apo vrasje.

Selia blu ka paralajmeruar se do të vazhdojë të denoncojë edhe të tjerë emra krybashkiakësh të majtë të cilët preken nga dekriminalizimi për shkak të së kaluarës kriminale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *