Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka katandisur vendin pa buxhet, në një kohë kur numri i vdekjeve po shtohet.

Sipas tij, nevojiten minimalisht 150 milionë euro për t’u përgatitur dhe ballafaqur me virusin. Ai shprehet se nuk mjaftojnë respiratorët që na dhuron BE-ja, pasi terapia intensive është më shumë sesa vetëm respiratori.

“Se pari falenderoj te gjithe qe po na ndihmojne ne keto momente krize te thelle e ne perkeqesim ndaj Covid. Por themeli duhet te jene dislokimet tona financiare, te cilat kane munguar qe prej shkurtit si ne vendet me te prapambetura kjo. Nqs BE dislokon reth 10 M Euro, faleminderit, por duhen minimalisht 150 M Euro per kete ballafaqim ne shendetesi, per sot e per cfare duhet te pregatitemi. Nqs BE na dhuron 3 apo 5 respiratore, faleminderit, por kjo eshte pak ne krahasim me cfare ne duhej te kishim bere e duhet te bejme per terapite intensive, ku humbjet jane prej skarcitetit te strukturave. Terapia intensive eshte shume me shume se vetem respiratori. Vendit tone tashti i duhen reth 150 poste te standarteve europiane te tilla per gjendjen aktuale e muajt qe do te vijne, e realizueshme kjo ne pak jave. Italia eshte e gateshme te na mbeshtese nqs dhe ne do te “mbeshtesim” vehten. Nqs nga ShBA na u dhuruan reth 20000 kite PCR, faleminderit, por ne na duhen minimalisht 2500 te tilla ne dite per nje periudhe te gjate.”

Për Shehun, Rama është në “shpresë” të ndihmave të OBSH apo organizatave të tjera.

“Po te shtojme ketu strukturat spitalore, ambjentet e triazhimit, mjetet mbrojtese per personelin shendetesor duke filluar nga paresori, mjetet e transportit e deri te maskat per popullesine qartesohen dhe shifrat. Pa dyshim ketu perfshihet dhe rimbursimi i te gjitha shpenzimeve per ata qe mjekohen ambulatorisht, gje per te cilat vetem heshtet duke i lene qytetaret ne meshire te fatit, nje nga shkaqet e vdekshmerise se larte qe kemi kjo! Por ka dhe me, Rama edhe per mbulimin e popullates me vaksinen e gripit si dhe te Covid nuk ka parashikuar asgje, ne “shprese” te ndihmave te OBSh apo organizmave te tjera, pra do te duhet te presim gjate e per pak gje! Ndoshta atehere mund te jete krijuar “imuniteti i tufes” tek ne, por me nje cmim te larte jetesh, shendetesor e ekonomik ky!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *