E mërkurë, 16 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: Rama, koka e trafikut të drogës

Opozita ka përsëritur akuzën se qeveria shqiptare është e lidhur me trafikun e drogës, duke e mbështetur këtë akuze ne aksionin e fundit ne vendin fqinj, Italisë ku u kapen 2.5 ton kanabis sativa. Sipas kreut te departamentit te sigurisë ne PD, Enkelejd Alibeaj nuk është hera e pare qe gomone me tonelata droge të nisura nga Shqipëria kapen nga Guardia di Financa duke sfiduar policinë shqiptare .

 

Dhe në fakt nuk ka si ndodh ndryshe, kur vendi qeveriset nga një kryeministër vëllai i të cilit është i përfshirë direkt në trafikun e kokainës. Kjo ndodh në vendin ku vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Itali për trafik droge, por mbrohet nga qeveria dhe nuk ekstradohet për tu përballur me drejtësinë e vendit fqinj.

 

Sipas opozitës e gjithë qasja e kësaj qeveria shpjegon pse nuk ndalohet gomonia me 2.5 ton drogë duke nisur nga imuniteti qe mazhoranca i dha Sajmir Tahirit, tek mbrojtja e vëllait te kryeministrit apo edhe te vëllait te ministrit te brendshëm.

 

Policia mbyll sytë para 2.5 tonëve drogë dhe mbron vëllezërit!

 

Qeveria bëhet e verbër dhe nuk e sheh detin me drogë, sepse kryeministri Edi Rama është vetë koka e triadës së trafikut të drogës dhe krimit në Shqipëri.

 

Sipas PD situate është alarmante pasi ne një kohe qe nuk është zbardhur e vërteta e kokainës se Maminasit me vlerë 180 milionë euro, një tjetër sasi rekord kokaine është kapur në Spanjë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video