Subscribe

Partia Demokratike kërkoi nga vajzat dhe gratë të ngrihen kundër kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në “Facebook”, ish-deputetja Izmira Ulqinaku akuzoi Ramën se është ai që po i dhunon çdo ditë gratë.

 

Duke marrë shkas nga dy vrasje e ndodhura së fundmi në familje, Ulqinaku tha se kjo ndodh për shkak të politikave aspak sociale të Ramës.

 

“Dje, në Rrëshen vritet nëna, në sytë e tre vajzave të saj! Sot, në Durrës vritet po nga partneri, një tjetër grua! Në 6 vite, kanë ndërruar jetë dhjetra gra, nga vrasjet brenda familjes! Edi Rama nuk i ka prioritet gratë sepse duket nga politikat që ka për to. Ai nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga ndihma ekonomike. Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë! Ai është dhunuesi i tyre dhe prej të cilit nuk mund të marrin asnjë mbështetje apo mbrojtje! Prandaj jemi ne, vajzat e gratë që duhet të ngrihemi kundër Edi Ramës.”

 

Në Rrëshen, të martën, nga dora e Fatmir Kolecajt u vranë ish-gruaja e tij, Esmeralda Filopati dhe ish-kunati Vledison Filopati. Ndërsa në Durrës këtë të mërkurë Ruzhdi Tosuni qëlloi me levë gruan Hajdije Tosuni, duke e lënë të vdekur në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *