Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Ariu hyn në kuzhinën e një familjeje në Japoni...

Donald Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe...

Miratohet projektligji, SHBA afrohet drejt heqjes së ndryshimit të...

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

PD: Qeveria dështoi në mbledhjen e taksave, po shpenzon vetëm për luksin e vet

18 Shtator 11:18

Partia Demokratike akuzoi qeverinë së ka dështuar me arkëtimin e taksave në muajin gusht, ndonëse sipas selisë blu, ajo ushtroi terror ndaj biznesit.

 

Dorian Teliti, drejtor kabineti I PD, në një dalje për mediat tha se në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, u arkëtuan 33% më pak me pak të ardhura.

 

 

Sot arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është treguesi kryesor i konsumit dhe i ecurisë së ekonomisë. Aksioni arbitrar i tatimeve në kulmin e sezonit turistik rezultoi një dështim spektakolar. Ndërkohë që miqtë e Edi Ramës vazhdojnë të mos paguajnë, biznesi i qytetarëve të zakonshëm, vazhdon të rrënohet nga taksat, gjobat dhe dhuna shtetërore. Pavarësisht propagandës, aksioni kundër bizneseve jo vetëm nuk e përmbysi dot rezultatin e performancës negative në tatime e dogana, por dha impakt akoma më negativ në treguesit e ekonomisë dhe në mbledhjen e të ardhurave. Konkretisht, TVSH-ja e mbledhur nga tatimet në muajin gusht, TVSH e brendshme, në kulmin e aksionit tatimor dhe policor kundër bizneseve, ishte 11 mln euro më e ulët sesa gushti i vitit të kaluar, plot 33% më pak. Pra, aksioni jo vetëm dështoi, por e përkeqësoi akoma edhe më tej ecurinë dhe klimën e të bërit biznes.Më pak TVSH, më pak akciza, më pak taksa nacionale e taksa doganore në arkën e shtetit. Gjithashtu më pak investime. Në 8 muajt e parë të vitit janë financuar 56 milionë euro më pak për projektet e investimeve publike. Janë 56 milionë euro më pak për shkolla, spitale, rrugë, ujësjellësa, sepse prioriteti i Edi Ramës nuk janë qytetarët dhe zhvillimi i vendit.

 

Zyrtari demokrat shtoi se qeveria ka bërë më pak investime dhe ka çuar më më shumë para për luksin e vet.

 

 

E vetmja gjë që ka rritje është shpenzimi për luksin qeveritar. Ky 8 mujor eshtë kulmi i abuzimit me shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes. Në vendin më të varfër të Europës, qeveria i ka rritur këto shpenzime me 32 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të dhënat e 8 mujorit nxjerrin në pah përkeqësimin e ekonomisë së familjeve dhe bizneseve shqiptare. Deri në fund të vitit përkeqësimi parashikohet të thellohet, nëse vendi vazhdon të qeveriset nga kjo klikë e korruptuar, e cila nuk punon për qytetarët, sepse nuk zgjidhet prej tyre. Vendi ka nevojë urgjente për një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe me program të qartë për daljen nga kriza.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Luks PD qeveri SHPENZIME taksa

Nga e njëjta kategori

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

më shumë...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi në dorë, po na e vjedhin

më shumë...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para selisë së qeverisë

më shumë...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema që po përdor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:02

EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i...

2:55

541 të dënuar lënë qelitë, nis zbatimi...

2:46

Debat në komision për protestat, Shabani: Avokati...

2:43

Hita mbledh drejtuesit e Policisë: Masa të...

2:35

Si të dallojmë djathin natyral nga ai...

2:24

Ibrahimaj: Njihen pensionet me Slloveninë. Malaj: Ndryshime...

2:23

Ariu hyn në kuzhinën e një familjeje...

1:51

Donald Trump kërcënon Iranin: Do të godasim...

1:02

Braho: Pastrimi i parave, prioritet. Kreu i...

12:56

Tre të rinj dhunojnë dhe grabisin të...

12:37

Vrau me thikë bashkëmoshatarin, Gjykata e Apelit...

12:27

Amnistia penale, asnjë i dënuar nuk lirohet...

12:22

Sula nga Dibra i tërheq “veshin” AKU-së,...

11:37

Kreu i SPAK para deputetëve: Askush nuk...

11:30

Kapet peshku gof 27 kilogramë në ujërat...

10:54

Mërkuri retrograd! Deri më 23 korrik, këto...

10:45

Zbulohen 5 ambiente për kultivim të bimëve...

10:18

“Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnistia...

10:07

Si u vodhën milionat në Postë, shuma...

9:49

Vodhi 500 mijë euro në shtëpinë e...

Më të klikuarat

  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.