Subscribe

Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibeaj denoncuan sipas tyre, një abuzim skandaloz të qeverisë me çmimet e maskave.

Në një dalje për mediat, Vokshi tha se 200 mijë maska janë blerë me çmime shumë të larta.

“Ne besojmë se ky abuzim i madh ka detyruar qeverinë të klasifikojë si sekret këta tendera hajdutësh, që e zhdoganojnë një maskë me 3 euro dhe e blejnë me 8 mijë lekë me çkim shumice. Pse themi që ka një abuzim skandaloz që fare mirë mund të quhet edhe vjedhje në kohë pandemie?! Sepse janë blerë maska dhe pajisje të tjera spitalire me dyfishimin e çmimit në disa raste edhe me trefishin e çmimit të zhdoganuar. Po ju sjellim provat.  Bleva dje pasdite në farmaci një maskë mbrojtëse nga ato që ka bkerë edhe qeveria. Çmimi ishte 4 mijë lekë.”

Sa lekë e ka blerë Qeveria shqiptare këtë maskë 4 mijëlekëshe? Plot, dyfishin e cmimit, me 8 mijë lekë të vjetra.”

Ndërsa Alibeaj tregoi provat sipas tij, nga Dogana Shqiptare që nxjerrin në pah abuzimin.

“Qeveria i ka zhdoganuar maskat me 3 euro dhe pastaj i ka blerë me 8 mijë lekë copën, ose me rreth 6.5 euro, Pra, Qeveria i ka blerë maskat me rreth 2 fishin e çmimit real. I njëjti skandal, rezulton edhe për materialet e tjera në këtë tender: Qeveria ka zhdoganuar me çmim 9.6 euro veshje spitalore me 1 përdorim dhe pas pak ditësh ka blerë me 28 euro 1 veshje.  Pra Qeveria i ka blerë me rreth 3 fishin e çmimit real. Po kështu, mbrojtëset me 1 përdorim për sytë Qeveria i ka zhdoganuar me çmimin e tregut 2.9 euro, por i ka blerë me rreth 6 euro copën, 2fishin e çmimit real.”

Demokratët kërkuan nga qeveria të anulojë çmimet dhe të kthejë në buxhet paratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *