Lidhja e qeverise me biznesin e kazinove dhe vettingu politik ishin temat kryesore të intervistës së deputetit të  PD-së Alibeaj në studion e edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus.

 

Alibeaj tha se të premten do publikohen fakte te reja te lidhjes se mazhorances me biznesin e kazinove. Insistimit të alekaandër furrxhi nëse vettingu politik ishte vetëm një shantazh i pd, alibeaj e kundershtoi duke thene se opozita ishte i vetëm instrument i denoncimit të aferave në këtë vend. Më poshte intervista e plotë per Vizion  Plus.

 

Sot në takimin e opozitës në Durrës, Basha paralajmeroi publikimin e fakteve për Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm Xhafaj, sipas jush ato kanë ndihmuar bandat e krimit të organizuar për të shtënë në dorë lojërat e fatit; mund te na thoni dicka me shume per te dhenat qe disponon opozita?

 

Do ta merrni vesh nesër, ajo çfarë mund tju them unë është se kjo është një arsye argument shtese se për se duhet edhe vetingu për politikanët ajo që do të merrni vesh neser.

 

Përse partia demokratika ka disa kohë që ka zgjedhur taktikën e lajmërimit apo të paralajmërimit të atyre që ajo i konsideron skandale dikush mund të thotë se ky është shantazh

Ky nuk është shantash, ky nuk është thelbi i problemit ai që ëhstë vertet problem për shoqërinë shqipatare për politikën për këtë gjendje ky gjendet vendi është se gjithçka që kemi thënë ka qenë me prova fakte të pakundërshtueshme deri tani. Për tja bërë të ditur publikut, medias për të ndërgjegjësuar faktorët brenda dhe jashtë vendit, dhe sot jemi në këtë situatë ku jemi. Jemi edhe për faktin që e vetmja gojë e pacensuruar që I thotë faktet drejtpërdrejt është opozita, fatkeqësi sepse do të duhet të kishte në një vend të civilizuar do të duhej të kishte dhe faktorë dhe aktorë të tjerë, shoqëria civile, media apo të tjerë. Fatkeqësisht jemi në këtë situatë ku opozita është e vetmja forcë motore e shoqërisë shqiptare që ka kurajon civile dhe detyrimin politik për ti denoncuar dhe jo vetëm për ti denoncuar por dhe për të iniciativa për të korrigjuar situatën e rëndë ku ka rënë vendi.

 

Po insistoj pak tek taktika juaj, duket sikur i thoni kundërshtarit përgatitu se po të kap, përse nuk e denonconi në çast, ku është fakti apo krimi?

E kemi denoncuar shumë kohë më përpara ja ku është fakti ja ku është krimi, siç është dhe detyrimi i çdo lloj opozite kemi dhënë dhe zgjidhje për këtë situatë. Zgjidhja është pikërisht ajo çfarë është lëvizja e madhe politike dhe institucionale siç është vetting në politikë, duke filluar me amendamentet kushtetuese.

 

Kërkuat me urgjencë që parlamenti zyrtarisht të publikonte projekt ligjin, ose propozimet tuaja për ta menduar kushtetutën e shqipërisë kjo gjë ndodhi sot. Mazhoranca thotë se propozime tuaja janë të tepërta, se ato që ju propozoni eshte e panevojshme sepse kete detyre e ka SPAK dhe BKH dhe se dyti ky propozim pengon reformen ne drejtesi. Çfarë bën vettingu që ju propozoni që nuk e bëjnë ligjet aktuale të vendit

 

Bëmë një gjë fare të thjeshtë ashtu siç ju nështruan vettingut gjyqtarët dhe prokurorët,. Ashtu siç po i nënshtrohen aktualisht policiët dhe gardistët, ne besojmë dhe shpresojmë që ky është dhe opinion I gjithë publikut shqiptar, që demi i krimit dhe korrupsionit duhet të kapet nga koka, dhe koka në këtë rast është politika pa bërë asnjëlloj dallimi, që do të thotë se vetting do të duhet të filloj nga mëma që mund ta quajm e të gjitha të këqijave që është pikërisht politika.

 

Çfarë realizon vetting?

Dy component ka vetting që ne propozojm, nuk është ndonjë gjë e madhe pasi ne kemi marrë të njëjtin standart që është dhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Politikanët e këtij vendi të kësaj republike, të majtë apo të djathtë, në pozitë apo jo në qeveri apo në parlament do të duhet minimalisht para publikut shqiptar, të provojnë ato vetë unë, e para të provoj që pasurinë që kam e justifikoj dhe e dyta që nuk kam lidhje me krimin, të justifikohet barra e provës.  Kjo është shumë e rëndësishme.

 

Nëse unë të them se ti je i lidhur me filan bandë, ti ke për detyra të vertetosh të kundërtën?

Unë kam barrën që të them jo, nëse ti më bën një llogari fare të thjeshtë, dhe më thua zotëri ky mjeti që ti ken ë dorë bën 5 lek paga jote, e imja është katër lekë këtë 1 lekshin ku e ke. Dhe që nga ky moment e para ik nga politika, dil nga parlamenti, dil nga qeveria dhe jo vetëm kaq, jo të shkosh në ship port ë paraqitesh pastaj në prokurori aty hyn në lojë BKH dhe SPAK.

 

Në tekstin tuaj që kam unë ktu, ju zoti Alibeaj, pra filozofia e tekstit është që të identifikohet lidhjet e krimit me personat në politikë.Si identifikohet, një gjë e tillë, si është parashikuar në atë që do të jetë liggji i përpiluar në mënyrë të hollësishme.

Për të qenë apo për ta hequr nga çfarëdolloj debati të pavlefshëm apo panevojshëm pasi ne e mendonim se do të ishte  një nga çështjet soi do të kontrollohet cili do të jetë masa e provës. Ne bëmë një gjë fare të thjeshtë morëm standartin kushtetues pra gërmën kushtetuese që aplikohet mbi gjyqtarët dhe prokurorët, e miratuar në 2016 me reformën kushtetuese, e debatuar në komsionin e venecias e votuar nga 140 deputetë është në fuqi, po fillon të implimentohet. Atë standart e morëm pa e ngushtuar dhe pa kufizuar apo zgjeruar e vendosëm edhe për politikanët, që do të thotë i njëjti proces që zbatohet për gjyqtarët dhe prokurorët kushtetues zbatohet dhe për politikanët.

 

Ju e dini dhe ka dy tre hjavë që është si ping pong mes qeverisë dhe opozitës, që sipas qeverisë opozita kërkon të shmang hetimin e familjarëve, ju nuk e pranoni këtë. Ju thoni se këtë mund ta bëjë prokuroria është e lirë ta bëjë. Po prokuroria nuk është e lirë tju hetojë edhe juve ashtu si familjarët tuaj, jo për vetingun por nëse familjarët kanë pasuri të dyshimta, po për politikanët pse prokuroria nuk është e lirë?

 

Është e lirë në për të hetuar nëse një politikan, si puna ime ka kryer një krim hetohem nga SPAK dhe BKH ose prokuroria aq më tepër që është në dorë të Ramës. Pytja është që barrën e provës e ka prokuroria unë që të jem ministër apo kryeministër përveç tjerash edhe këte prokurori e kap për fyti. Ndërkohë, ti, njerëzit, dhe publiku nuk do të presë derisa SPAK apo BKH të më hetojë, por do të bëjë një llogari fare të thjeshtë, do bëj llogarinë e pasurisë sime. Nëse pasuria ime nuk justifikohet e para unë dal nga parlamenti dhe po dola nga parlamenti është historia ime me Prokurorinë. Pra Prokuroria heton penalisht pra ajo çfarë ne ofrojmë është një hetim administrativ, SPAK dhe BKH pra prokuroria speciale në këtë rast bën vetëm procedurë penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *