Subscribe

Partia Demokratike ka deklaruar se Prokuroria e ka faktuar  që shenjat e gishtërinjve të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut dhe të Jorgo Totos përputhen.

 

Në një konferencë për mediat Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi lexoi sot verifikimet e kryera nga Prokuroria ku, sipas tij, rezulton se akuza ndaj kryebashkiakut të Vorës qëndron.

 

“Nga informacioni i zyres interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmeve te gishtave te shtetasit Agim Kajmaku me gjurmet daktiloskopike qe ndodhen ne bazeb e te dhenave kriminale te Greqise, rezulton se keto gjurme perputhen me gjurmet e gishtave te shtetasit Jorgo Toto. Nga verifikimet e kryera nga Prokuroria konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin se ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim. Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke, ku i është berë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër, rezulton se Agim Kajmaku ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datën 30 Mars 2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në Agim Kajmaku, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *