Politikë
PD poston videon: Edi Rama ka dështuar në çdo drejtim, ai nuk mban asnjë premtim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quan kryeministrin Edi Rama një gënjeshtar që ka shkatërruar ekonominë.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka publikuar një video me premtimet e kreut të qeverisë, teksa flet për rritjen e mirëqenies dhe deklaratat e tregtarëve për rënien e ekonomisë.
Reklamë
“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim dhe e shkatërroi ekonominë tonë. Kostoja e jetesës po rritet, ashtu si edhe papunësia. Vende pune nuk ka, ndaj të rinjtë tanë po e braktisin vendin. Rama kujdeset vetëm për veten e tij. Ai nuk mban as edhe një prej premtimeve që bën ”, shkruan Bardhi.
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10224649949865868
Vazhdo të lexosh
Reklamë




