E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Paloka e gjuajti Ramën pasi ai e tallte vazhdimisht për të folurën

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkoi Gardës që të ndërhynte për të larguar nga seanca nënkryetarin e PD, Edi Paloka pas gjuajtjes me bojë ndaj kryeminsitrit Edi Rama.

 

Por vetëm pak pas këtij veprimi të ndërmarrë nga nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ardhur reagimi nga radhët e selisë blu.

 

Në një njoftim të shkurtër për mediat, selia blu ka njoftuar se Edi Paloka e gjuajti me boje Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit.

 

Sipas PD, gjuatja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik.

 

 

 

Vazhdo të lexosh