Partia Demokratike ka paditur ne SPAK, Belinda Balluku.

Selia blu, shkruan Vizion Plus, e akuzon Ministren e Infranstruktures se ka kryer 6 vepra penalenë lidhje me koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit.

Kalata, sipas PD, iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të rregjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tënderin.

Në padinë e PD, të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion përfshihen edhe drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe kompania koncesionare, “Hili Company Limited”.

Partia Demokratike ka argumentuar në padi 2 shkelje të rënda të ligjit dhe dokumentave të tënderit.

 

Së pari, pasuria publike me vlerë 30 milionë euro, është bërë me procedurë të kufizuar, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Në ligj është e qartë se kjo procedurë nuk zhvillohet për shërbime që gjenden lehtësisht në treg, siç është puna në kalatë. Së dyti, koncesioni iu dha një kompanie me pronarë të rregjistruar në parajsa fiskale, në kundërshtim me përcaktimet e tenderit. Në dokumentat e tenderit thuhet qartë se “Ofertuesi, përfshirë anëtarët e Bashkimit të Përkohshëm dhe ortakët e tij nuk duhet të jetë i regjistruar në vende të njohura si parajsa fiskale/offshore.Fakti që ky operator është kualifikuar në kundërshtim me këto kritere ligjore është element i qartë që kemi të bëjmë me konsumimin e elementeve të veprave penale të korrupsionit”- thuhet në padinë e PD për Minstren e Transporteve, Belinda Balluku dhe vartësi e saj në Portin e Durrësit, të përfshirë në këtë aferë. 

 

PD i kërkon SPAK që gjatë hetimit të kontaktojë edhe kompaninë serioze gjermane HHLA International Gmbh.

 

 “Marrja kontakt me përfaqësuesit e kësaj kompanie për të treguar arsyet kryesore që çuan në tërheqjen e saj nga ky prokurim publik do të nxjerrë më pah të gjithë skemën korruptive dhe do të vërtetojë garën me fitues të paracaktuar HILI COMPANY LIMITED.”- thuhet në padinë e PD, të përfaqësuar nga Sekretari  Përgjithshëm, Gazment Bardhi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *