Subscribe

Partia Demokratike ka depozituar në SPAK këtë të enjte 3 padi penale ndaj Blendi Klosit, Zamri Dedejit dhe Tërmet Peçit. Në një dalje për mediat, Jamarber Malltezi, ka denoncuar ato që i cilëson si krime mjedisore dhe korrupsion që kanë çuar në shkatërrimin e pasurive natyrore.

Malltezi ndalet tek secila padi dhe detajet e shkeljeve të kryera nga drejtuesit dhe zyrtaret e Ministrisë së Mjedisit.

 

JAMARBER MALLTEZI

 

PARTIA DEMOKRATIKE

 

Padia e parë ndaj Blendi Klosit dhe Drejtorëve të tij Dedej dhe Konomi bëhet për kthimin e Parkut Kombëtar Dajt në një gurore masive për interesat e xhepit të zyrtarëve dhe oligarkut të qeverisë “Gjoka Konstruksion”. Parku Kombëtar i Dajtit dhe Monumentet e Natyrës si “Shkalla e Tujanit” (ku sipas ligjit duhen zbatuar masat më të rrepta të mbrojtjes së natyrës) janë kthyer në gurore masive dhe diga.Për të shtuar milionat, Gjoka kthen Parkun e Dajtit dhe monumentet e natyrës në gurore, ndërsa zyrtarët mbyllin sytë, veshët dhe gojën duke lejuar dëm mjedisor dhe vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.

 

Padia e dytë është për drejtorin e agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura, Zamir Dedej. Sipas opozitës, ai ka shpërdoruar fondet publike  për interesa personale.

 

Ai ka VJEDHUR, përmes shpërdorimit të detyrës rreth 490 mijë euro para publike (deri më sot) fillimisht duke çuar buxhetin e shtetit tek shoqata që drejtonte, derisa u emërua drejtor, e më pas në një shoqatë të paregjistruar fare në QKB dhe me NIPT që nuk ekziston! Kjo veç në Absurdistan mund të ndodhë. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka me padi të gjitha të dhënat për shkeljen e ligjit. (Siç mund t’a shihni ne fotot bashkëngjitur janë përdorur numra NIPT të ndryshëm për shpallje, fitues tenderi dhe për formularë nënshkrimi kontrate të fituar dhe asnjë nga këto 2 NIPT nuk i përket kësaj shoqate!)Ky rast është për Guinnes, pasi i ka dhënë një shoqate qindra mijëra euro pa qenë e regjistruar fare në QKB dhe as nuk ka fare NIPT!

 

I treti i denoncuar nga opozita është kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, për një leje ndërtimi.

 

Padia e tretë është per Termet Peçin, kryebashkiakun ilegjitim të Tepelenës dhe sërish për Zamir Dedej që kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh mu në shtrat lumi dhe mu në monumentin e natyrës “Uji i Ftohte”.Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalojnë kategorikisht këtë gjë. Kufijtë e zonave të mbrojtura nuk mund të lëvizen sipas interesave të xhepit të zyrtarëve të korruptuar dhe për këtë krim mjedisor ata duhet të japin llogari.

 

Malltezi në fund kërkon nga SPAK vullnet të mirë që këto krime të hetohen pa u zvarritur, pasi dëmi që po i shkaktohet mjedisit është i jashtëzakonshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *