E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD padit Kuvendin në Kushtetuese/ Bardhi: Anëtarët e rinj të KLP të paracaktuar

Partia Demokratike ka paditur në Gjykatën Kushtetuese Kuvendin e Shqipërisë.

 

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

 

“Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!
PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor”, thekson Bardhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë