E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD nxjerr videon: Shqiptarët në mjerim, kurse Rama noton në luks

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publikuar një video, ku sipas saj, në të tregohet kontrasti mes njerëzve të zakonshëm dhe jeta luksoze e kryeministrit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Pampuri shprehet se Rama është i shkëputur nga realiteti dhe nuk interesohet për vështirësitë e qytetarëve.

“Edi Rama kujdeset vetëm për Edi Ramën. Ai është kaq i shkëputur nga realiteti, sa nuk do t’ia dijë që me mijëra familje janë në çadra, mijëra të tjerë nuk kanë ushqim për fëmijët dhe mijëra e mijëra prindër e të rinj janë të papunë.  Këtë ka bërë për 8 vjet. Edi Rama është dështim. Për të kanë rëndësi intrigat e pushtetit jo vendimet që u shërbejnë njerëzve. Shikojeni videon!  Aty është e vërteta, kontrasti mes njerëzve të zakonshëm në hall dhe jeta luksoze e kryeministrit që i kanë mbetur edhe 107 ditë nga largimi.”

https://www.facebook.com/1459109537485880/videos/405660183991697

Vazhdo të lexosh

Reklamë