Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se kryeministri Edi Rama është pengesa e vetme e të ardhmes europiane të Shqipërisë.

Në një postim të shpërndarë në “Facebook”, Bardhi shkruan se shqiptarët do të votojnë më 25 prill për të kthyer Shqipërinë në kursin e reformave të nevojshme që mundësojnë nisjen e shpejtë të bisedimeve dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Edi Rama është përgjegjësi i vetëm pse Shqipërisë i refuzohet në mënyrë të persëritur nisja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Etja e tij për pasuri dhe pushtet të paligjshëm, skemat e njëanshme për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve me ligje antidemokratike janë e vetmja pengesë për Shqipërinë në Europë. Shqiptarët nuk e meritojnë pengmarrjen 7 vjeçare të procesit të integrimit europian nga Edi Rama. Kjo nuk është është çështje e brendshme e asnjë prej vendeve anëtare të BE siç mashtron Edi Rama pas çdo dështimi për të përmbushur kushtet. Më 25 Prill shqiptarët do të vendosin edhe për të rikthyer Shqipërinë në kursin e reformave të nevojshme që mundësojnë nisjen e shpejtë të bisedimeve dhe antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me Edi Ramën, armik i zgjedhjeve dhe i integrimit europian, Shqipëria nuk ka të ardhme!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *