Beteja për vlefshmërinë e zgjedhjeve u zhvendos në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, në mbledhjen e së cilës, PD paraqiti një listë me prova, që sipas saj tregojnë pse procesi zgjedhor duhet përsëritur për 9 qarqe.

 

Demokratët pretendojnë se të inkriminuar janë angazhuar në fushatë për të blerë vota, se lejet e legalizimit, paratë për tërmetin, ndihma ekonomike janë përdorur po ashtu për këtë qëllim dhe se janë vjedhur të dhënat personale të qytetarëve.

 

   “1. Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde kriminale;

  1. Mbi 10 mijë leje legalizimi;
  2. Më shumë se 13.000 punonjës të rinj në administratë qendrore;
  3. 63 milionë euro paga shtesë;
  4. Rreth 2.5 milionë euro ndihma ekonomike;
  5. Me shume së 125 milionë euro pagesa për tërmetin;
  6. Rreth 83 mijë fletë votimi të pavlefshme;
  7. Rreth 523 mijë qytetarë pa të drejtë vote;
  8. Mbi 910 mijë vjedhje e të dhënave personale dhe përdorim i paligjshëm i tyre për fushatën elektorale të PS”, janë nëntë provat e paraqitura nga PD-ja.

 

Kampi i djathtë shtroi 19 kërkesa para KAS-it, i cili pranoi vetëm të verifikojë të dhënat për shenjat e gishtave të votuesve në Gjirokastër. Në reagimin e saj, PD-ja risjell 19 kërkesat për të zbardhur, sipas saj, çfarë ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit.

 

19 kërkesat e PD-së:

  1. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për numrin e procedimeve penale lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;
  2. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme për numrin e procedimeve penale lidhur me krimet zgjedhore në prokuroritë e rretheve dhe fazën e tyre;
  3. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për numrin e shtetasve të ndaluar, të arrestuar dhe numrin e rasteve të referuara për krime zgjedhore;
  4. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit mbi gjendjen e rezervave të shtetit në depozitat qëndrore dhe lokale për cdo muaj nga Dhjetor – Maj 2021;
  5. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Inspektoriati Qëndror dhe të gjitha inspektoriatet që veprojnë në Shqipëri për numrin e inspektimeve të kryera në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021; për numrin e gjobave dhe sanksioneve të vendosura; numrin e sanksioneve/gjobave të revokuara me vendim administrativ/vendim gjyqësor;
  6. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Agjencia e Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncesioneve, PPP-ve të shpallur rishtazi apo për të cilat janë shpallur fituesit në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021;
  7. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Këshilli Kombëtar i Teritorit për numrin e lejeve të ndërtimit të dhëna në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021;
  8. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Agjencia Shtetëror e Kadastrës për numrin e lejeve të legalizimit të dhëna sipas qarqeve në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021;
  9. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile mbi numrin e shtetasve shqiptarë që ndryshuan adresat e banimit në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;
  10. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Departamenti i Administratës Publike për numrin e punonjësve të institucione publike, vendore apo qëndrore, dhe si ka ndryshuar, sipas qarqeve, për periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;
  11. Marrjen e një informacioni zyrtar nga 61 bashkitë e vendit, agjencitë e varësisë dhe shoqëritë në pronësi të shtetit apo bashkive, për numrin e punonjësve të institucioneve publike, vendore apo qëndrore, dhe si ka ndryshuar, për periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;
  12. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkitë e vendit lidhur me numrin e familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike dhe ndryshimin e masës ekonomike, në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;
  13. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me fazën e hetimeve lidhur me bërjen publike të të dhënave të 910 mijë qytetarëve të Tiranës;
  14. Marrjen e një informacioni zyrtar nga INSTAT mbi numrin e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë; numrin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut; dhe numrin e këtyre shtetasve mbi moshën 18-vjec;
  15. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë mbi numrin e personave të infektuar me COVID-19 në datën 25.04.2021 sipas qarqeve;
  16. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri në periudhën 19.04.2021 – 25.04.2021 nga Republika e Greqisë dhe Maqedonia e Veriut; listën e plotë të këtyre personave;
  17. Marrjen e një informacioni zyrtar nga OSHEE mbi të gjitha shpërblimet që u janë punonjësve të kësaj kompanie shtetërore, sipas qarqeve, në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;
  18. Marrjen e një informacioni zyrtar nga KESH mbi numurin e personave të punësuar në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;
  19. Marrjen e të dhënave të kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik PEI për zonën zgjedhore Qarku i Gjirokastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *