Edhe rezultati i zgjedhjeve në Qarkun e Korçës po kundërshtohet nga opozita.

 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nisi këtë të hënë shqyrtimin e ankesave të depozituara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

Përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu renditi disa emra, të cilët sipas tij, kishin krijuar një skemë për blerjen e votave në Korçë.

 

“PD ka parashtruar para këtij komisioni se shtetasit Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes dhe deputet i PS-së, Blerina Gjylameti, deputete e PS-së, Sotiraq Filo, kryetar i bashkisë Korçë, Kletiona Kita, nënkryetare e bashkisë Korçë, Ilir Bajlozi drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Gjergji Koki, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Besa Spaho, drejtore e Agjencisë së Kadastrës në Korçë dhe kandidate për deputete e PS, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, drejtues lokal, përfaqësues të PS, individë të skeduar me rekorde kriminale, kishin ngritur një skemë nëpërmjet parave, ndihma ushqimore, kupona të kartave të identitetit, etj.. Krahas blerjes së votave nga 100 deri në 300 euro ne kemi parashtruar para këtij komisioni se u shpërndanë ndihma ushqimore për familjet në nevojë apo përfitime të tjera.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *