Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

“PD nuk vjen në pushtet me “non grata””/ Bejko: Rama me Berishën dhe Metën janë bashkë

5 Shtator 21:28

Bashkimi i 43 deputetëve të PD me ftesë të Gazment Bardhit duket se nuk është pritur mirë nga Lulzim Basha dhe ata që e mbështesin atë.

 

Anëtari i Kryesisë së PD Roland Bejko në një intervistë për Vizion Plus me Aleksandër Furxhi ka deklaruar se opozita nuk do të ketë asnjë të ardhme pozitive dhe nuk do të vijë kurrë në pushtet për sa kohë që pjesë e saj është edhe Sali Berisha.

 

Ai më tej shtoi se projekti i kullës në qendër të Tiranës faktoi qartë bashkëpunimin e Ramës  me Berishën dhe Metën e të gjithë ata që i mbështesin këto figura.

 

Intervista e plotë:

 

Lulzim Basha tha se ata nuk e dëmtojnë PD, por një fron me 43 deputetë në anën tjetër nuk  mund të nënvlerësohet apo jo?

 

 

Çdo ikje nga opozita krijon kosto. Ne duhet ta pranojmë këtë fakt që largimet që nuk janë të mira. Ardhjet janë të mirë.

 

 

Ndërsa Gaz Bardhi tha se çështjet që na ndajmë janë shumë më pak se ato që na bashkojnë. Duket si joshëse dhe kjo apo jo?

 

Kemi të bëjmë me një konflikt prej 2 vitesh në PD. Realiteti me Edi Ramën ka që në momentin që ne kemi në opozitë. Edi Rama nuk ka ndryshuar ndonjë gjë tani. Ne duhet ta shikojmë problemin si është. Ne jemi në një realitet të ri ku zoti Bardhi dhe disa deputetë të tij janë vendosur në një pozicion të ri. Që në momentin që Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD ata kanë vendosur që të bëjnë një zgjedhje tjetër të përafrohen me zotin Berisha. Disa thonë që nuk bashkohemi, disa thonë që po shkojmë drejt një bashkimi, por çfarë ka ndodhur nga ajo që na ndau, kjo është pyetja. Edhe unë jam gati të bashkohemi, sepse të gjithë një qëllim kemi të bashkohemi që opozita të bëhet fituese.

 

 

Grupi juaj është në rudhje dhe Bashën e përndjek etiketa që i ka vendosur Berisha si peng i Ramës…

 

Nëse të gjithë kur dalin nga shtëpia në mengjes gjithë ditën e kalojnë për tu treguar rrugën Berisha, duke i quajtur peng të Ramës, më falni por në mes të Tiranës na mbiu një kullë e madhe kun a doli lakuriq  ai që pretendon që është mbreti i opozitës dhe na vërtetoj tezën që ne kemi thënë në fushatën e fundit elektorale që janë të tre bashkë; oligarkia politike, oligarkia financiare dhe krimi i organizuar. Me oligarki politike kemi parasysh Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën dhe këdo tjetër që është me stabilishmentin politik që ka 32 vite që e mbajnë të sunduar Shqipërinë. Synimi është të bashkohemi, por të bashkohemi me “non gratën”? A na sjell “non grata” në pushtet?Përse u ndamë me non gratën, përse u bë luftë? Nëse ka ndryshuar babai i Zenit, unë dakord jam nuk kam problem. Edhe zoti Bardhi nga ana e Berishës nuk është ai terroristi që vrau në Elbasan në 2021 të na dalin të na japin argumentet dhe të na thonë që nuk është më, nuk e kishim seriozisht dhe hajde të bashkohemi.  Por edhe bashkimi, a na sjell në pushtet me non gratën në krye? Nuk na sjell në pushtet sepse Berishën e kanë përjashtuar, e kanë izoluar.

 

Çfarë roli beson se do luaj grupi i 9-10 deputetëve që janë pranë Bashës në Parlament?

 

Do të përfaqësojnë PD dhe aty natyrisht Basha i prezantoi nismat e para të PD që janë nisma për ngritjen e komisioneve hetimore dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Opozita do vazhdojë të bëjën punën e vetë pa ndikimin e qeverisë. Sa kohë është Berisha unë e shoh të vështirë bashkimin dhe për tu ndarë nga e kaluara.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha PD Roland Bejko

Nga e njëjta kategori

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

më shumë...

Ishte duke punuar në arë me babain, hyn në lum për tu larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

më shumë...

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll sot edicionin e 9-të me dy koncerte

më shumë...

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e interesuar do t’i nënështohen testimit në 19 gusht

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

8:50

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit,...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të diel,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.